06 korrik 2024, ora 14:00, Rümlang ZH, Rinora 4
LAPSH është dhe mbetet institucioni i vetëm që i bashkon të gjithë shqiptarët
NGA: DASHNIM HEBIBI
Përfundoi viti shkollor 2023/24 i LAPSH-i në Cyrih, 34 nxënës prej tyre përfunduan mësimin e gjuhës shqipe
“Prej 384 nxënësve sa ka LAPSH-i në kantonin e Cyrihut me 38 klasa, 8 mësues, 34 prej tyre sivjet përfunduan shkollën plotësuese shqipe. Duhet të thënë dhe pranuar, se LAPSH-i për këto 33 vite ka bërë shumë ose më të mirën e mundshme. Mësuesit e shkollës plotësuese shqipe në LAPSH ishin dhe janë heronjtë e diasporës që punuan shumë për të ruajtur gjuhën shqipe. Falënderojmë edhe shtetin zviceran që na ka mundësuar gjithashtu që të zhvillohet mësimi shqip në shkollat zvicerane“.
“Kam emocione të papërshkrueshme kur i shoh fëmijët. Nuk mundem të rrij me një vend. Të gjithë këta fëmijë të lindur e që po rriten larg vendit të të parëve të tyre po e mësojnë gjuhën shqipe dhe do ta ruajnë. Është nder i madh për mua që erdha sot me bashkëshorten time enkas për ti mbështetur mikeshat e miqtë e mi mësues, që po bëjnë një punë të shenjtë. I falënderoj që nuk po më harrojnë dhe po më ftojnë. Kisha edhe disa takime të tjera, besoj se do ti mbërrij, se dita e gjatë, por nuk mundem të mungoj në këtë takim të dashur e shumë domethënës, ku po marrin diplomat fëmijë shqiptarë që po mbarojnë mësimin e gjuhës shqipe. LAPSH është munduar e do të mundohet edhe në të ardhmen, por padyshim, se mbështetja e dy shteteve tona edhe më shumë, do të ishte shumë e nevojshme. Prindër të dashur, ju që nuk i keni dërguar fëmijët tuaj apo keni dilema, dërgoni në shkollën plotësuese shqipe, se për besë do të fitojnë shumë”, kështu na tha ndër të tjera, veprimtari i mirënjohur, mësuesi veteran i LAPSH-it “Naim Frashëri” në Zvicër e njëherit ish kryetari i LAPSH-it për gjithë Zvicrën, z. Hamzë Morina i cili ishte edhe mësues në Kosovë para se të vij në Zvicër. Mësues i dalluar, i urtë, modest, shumë i sjellshëm. Edhe pse ishte mysafirë e i shoqëruar me bashkëshorten e tij, ai lëvize me telefonin e tij, duke marrë foto nga fëmijët që mbanin program për manifestimin e përfundimit të vitit shkollor si dhe të diplomimit të nxënësve për vitin 2024. Edhe nga sytë e shihje se kishte emocione.
E fillova me këto fjalë, ngase kisha emocione dhe nuk mundem ti fsheh, kur z. Morina e kam përcjellë hiq më pak se për 20 vjet sa ishte në detyrën e mësuesit dhe pastaj edhe të parit të LAPSH-it në nivel Zvicre. Është e pamundur të largohesh nga ai, pa buzëqeshur me plot sinqeritet dhe duke uruar që të shihemi për gëzime. Është model dhe do të mbetet model i një atdhetari jo trumbetues, por i meritave dhe mësues i dalluar. E veçova z. Morina, sepse ishte afër edhe ish kryetarit të LAPSH-it në nivel Zvicrës z. Nexhat Maloku, mësues veteran dhe intelektual i meritave, ku bashkëbisedonin me njëri tjetrin për të kaluarën dhe për të ardhmen e LAPSH-it.
Si gjithmonë, miqësor, ishte edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, mësues i dalluar, z. Naser Ulaj, ku u ofrua me gjithë stafin e tij të këtij kantoni për të bërë një foto kujtimi me ne dhe padyshim, mjeshtri i madh, z. Lulzim Hasi si edhe herëve të tjera me foto kamerat e tij po lë kujtime e fakte për brezat e ardhshëm. Barrën kryesore të organizimit të kësaj ngjarje të shënuar e kishte z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it, njëherit mësues i shkollës plotësuese shqipe, që së bashku me njërin nga pronarët e diskotekës së njohur “Rinora 4”, në Rümlang të Cyrihut, z. Habibi dhe i ndihmuar edhe nga familja e tij, por edhe nga stafi i LAPSH-it për Cyrih përgatiteshin për mysafirët, që do të vijnë në këtë ngjarje. Është për të përshëndetur z. Habibi i cili për çdo vjet hap dyert për shkollën plotësuese shqipe. Manifestimi filloi ashtu edhe siç ishte parapa me një program modest të përgatitur me poezi e këngë si dhe hartim shkollor nga nxënës të shkollave plotësuese shqipe për kantonin e Cyrihut. Secili nxënës ishte më i mire se shoku apo shoqja e tij. Të buzëqeshur dhe me plot pozitivitet krenoheshin me ato që i kanë mësuar në shkollë dhe përqafoheshin me mësueset e mësuesit e tyre dhe bënin edhe foto kujtimi. Prindërit ishin kujdesur edhe për koktej me disa ëmbëlsira nga kuzhina jonë shqiptare, por edhe nuk mungoi lakrori me plot shije.
Prej 384 nxënësve sa ka LAPSH-i në kantonin e Cyrihut me 48 klasa, 8 mësues, 34 prej tyre sivjet përfunduan shkollën plotësuese shqipe
Në këtë ngjarje të madhe festive edhe sivjet ishte e pranishme edhe zonja Arjeta Gallapeni Simnica, Konsulle e Republikës së Kosovës në Cyrih. Programi filloi me një moderim shumë të mirë duke i bërë që të gjithë fëmijët të jenë të qetë sepse filloi programi. Fjalën përshëndetëse e mori z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih, njëherit mësues, i cili me fjalët më të mira të mundshme falënderoi konsullen e Republikës së Kosovës, zonjën Gallapeni Simnica, z. Hamzë Morina, mësues, prindër e nxënës, me një fjalë, gjithë stafin e tij, pa harruar e falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë shkollën plotësuese shqipe. Njëherit, luti të gjithë të pranishmit që të nderojnë me një minutë heshtjeje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptarë me përmasa ndërkombëtare, z. Ismail Kadare. Më tej z. Ulaj, vazhdoi me disa fjalë, se vullneti nuk do të mungoj as te ai, por as te stafi i tij, që të punojnë me ndershmëri e profesionalizëm, me të vetmin qëllim, që gjuha shqipe të jehoj brez pas brezi.
Përgëzoi prindërit që po i sjellin fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe dhe ju drejtua të gjithë atyre që nuk i kanë sjellur, që ti sjellin në vitin që do të fillojmë. Nga e gjithë ajo që ka përcjellur nga puna e stafit të LAPSH-it për kantonin Cyrih, del qartë, se kanë punuar shumë dhe me shumë sakrificë. Ai shtoi, se: “Shkolla plotësuese shqipe “Naim Frashëri” ishte dhe do të jetë përgjithmonë, sepse do ta trashëgojmë edhe te brezat që do të vijnë dhe besojmë shumë, se do të kemi përkrahje edhe më të madhe të mundshme nga dy shtetet tona. Njëherit falënderoi për shumë herë shtetin zviceran, që i ka mundësuar dhe po i mundëson shkollat zvicerane që të mbahet mësimi shqip.
Shumë faleminderit gjithë Zvicrës, prandaj jo rastësisht edhe nga ne shqiptarët, po quhet si atdheu i dytë. Ta ruajmë gjuhën tonë shqipe brez pas brezi, si sytë e ballit. Edhe konsullja e Kosovës në Cyrih, zonja Gallapeni Simnica përshëndeti të gjithë të pranishmit, gjithë stafin e LAPSH-it në kantonin e Cyrihut, nxënësit e shkollës plotësuese shqipe, duke ju uruar suksese edhe në të ardhmen. Përcolli edhe përshëndetjet e gjithë stafit të konsullatës.
Ajo ndër të tjera theksoi se shkolla plotësuese shqipe “Naim Frashëri” ka dhënë kontribut e po jep dita ditës, prandaj duhet të përkrahet edhe më shumë dhe do të ishte më se e duhur, që të rritet numri i fëmijëve duke e ditur, se numri i bashkatdhetarëve është shumë i madh. Besojmë shumë, se do të shohim edhe klasa të reja për mësim shqip dhe falënderojmë shumë edhe shtetin pritës për të gjitha mundësitë. Uroi të gjithë nxënësit që sot e përfunduan vitin e ri shkollor dhe në veçanti ata që sot e përfunduan shkollën plotësuese shqipe.
Edhe PhD. Dashnim Hebibi në emër të Institutit Helvetikë të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih, përgëzoi z. Ulaj për punën e madhe që ka bërë e që po bënë me gjithë stafin e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut.
Ai shtoi, se: “Kam nderin dhe kënaqësinë që ti uroj 34 nxënësit që do të marrin diplomat e përfundimit të shkollës plotësuese shqipe. I uroj shumë suksese edhe në të ardhmen. E dijmë, se ruajtja e gjuhës shqipe, është përgjegjësia jonë para historisë dhe të ardhmes. Psikologjia zhvillimore na konfirmon se njohja më e mirë e gjuhës amtare është thelbësore për zhvillimin e fëmijës dhe bazë për njohjen e gjuhëve të huaja.
Çdo gjuhë e huaj të hap horizonte të reja, por nuk duhet lënë pas dore gjuha amtare. Gjuha si pasuri e pakontestueshme duhet të kuptohet e të pranohet si e tillë prej të gjitha shtresave, dhe si e tillë t’u lihet trashëgim atyre që i duam më shumë, atyre që i vlerësojmë si pasurinë tonë më të madhe, pra fëmijëve.
RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR PËRMES GJUHËS SHQIPE!
Duhet të thënë dhe pranuar, se LAPSH-i për këto 33 vite ka bërë shumë ose më të mirën e mundshme. Mësuesit e shkollës plotësuese shqipe në LAPSH ishin dhe janë heronjtë e diasporës që punuan shumë për të ruajtur gjuhën shqipe. Respekt për punën e tyre. Falënderojmë edhe shtetin zviceran që na ka mundësuar gjithashtu që të zhvillohet mësimi shqip në shkollat zvicerane.
LAPSH është dhe mbetet institucioni i vetëm që i bashkon të gjithë shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare, pa dallim krahine, bindje fetare apo bindje politike. Ta ndihmojmë edhe ma shumë me aq mundësi sa kemi LAPSH-in! Kam për të thënë shumë i dashur z. Ulaj edhe pse kam thënë me shkrimet e mia jo më pak se për 24 vjet me radhë për LAPSH-in, por kësaj here kemi festë dhe urime. Pushime të mbara e u pafshim në manifestime të tjera. Gjenerata e 27-të me 34 nxënës që përfunduan shkollën plotësuese shqipe janë këta nxënës që do të mburren gjatë gjithë jetës: „
Krejt në fund, u ndanë edhe dëftesa dhe lule për të gjithë nxënësit që përfunduan shkollën plotësuese shqipe. Mësuesit e mësueset e tyre ishin me plot emocione, ku edhe prindërit nuk munguan duke falënderuar edhe gjithë mësueset/it për punën që kanë bërë. Foto kujtimi secili mësuese/s merrte me nxënësit e tyre dhe krejt në fund, u realizua edhe një foto kujtimi me të gjithë të diplomuarit, por edhe me stafin e LAPSH-it për kt. Cyrihut, prindër dhe të pranishëm. Z. Naser Ulaj, në emër të LAPSH-it për kt. Cyrih pasi uroi të gjithë nxënësit që përfunduan shkollën plotësuese shqipe, falënderoi edhe njëherë të gjithë të pranishmit, stafin e tij, dashamirësit e shkollës plotësuese shqipe, mediat dhe uroi që të gjithë pushime të mbara në atdhe meqë po afrohen dhe duke dashur, që vitin tjetër shkollor 2024/25 të kemi edhe më shumë paralele të reja me shumë nxënës dhe duke i bërë thirrje të gjithë prindërve, që ti sjellin fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe.
Shkolla plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ edhe pse ka pasur, ka e do të ketë sigurisht vështirësi, ajo ka pasur suksese e do të ketë edhe në të ardhmen, sepse gjuha jonë e mjaltë shqipe na thërret të gjithëve që të kontribuojmë shumë, që trashëgim t`ia lejmë gjeneratave që do të vijnë. Ashtu si herave të tjera edhe sot, por edhe në të ardhmen, do të duhej, që dy shtetet tona, ta ndihmojnë shumë shkollën plotësuese shqipe „Naim Frashëri“, duke e ditur rëndësinë e saj dhe duke e ditur, se është i vetmi institucion që i bashkon të gjithë shqiptarët rreth vetes. Gjuha na ka bashkuar, na bashkon e do t`na mbaj të bashkuar për jetë!
Përgatiti: Dashnim Hebibi,
Fotot: Lulzim Hasi
NR. |
EMRI |
EMRI I PRINDËRIT |
MBIEMRI |
VENDI / SHKOLLA |
MËSUSESI/JA |
|
|
||||
1 |
Adea |
Bedri |
Maralushaj |
Opfikon-Glattbrugg |
Naser Ulaj |
2 |
Ajlina |
Azdren |
Gashi |
Opfikon-Glattbrugg |
Naser Ulaj |
3 |
Aldrin |
Ismail |
Sylejmani |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
4 |
Alina |
Fadil |
Berisha |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
5 |
Alsina |
Qëndrim |
Hoxha |
Zürich |
Sabahat Krasniqi |
6 |
Anjeza |
Tahir |
Husaj |
Embrach |
Elfete Hasi |
7 |
Arife |
Qenan |
Serifi |
Dietikon |
Sabahat Krasniqi |
8 |
Azra |
Agron |
Osmani |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
9 |
Biona |
Besnik |
Dauti |
Winterthur |
Elfete Hasi |
10 |
Blinera |
Xhafer |
Xhaferi |
Winterthur |
Elfete Hasi |
11 |
Dionard |
Ardian |
Brahimi |
Winterthur |
Elfete Hasi |
12 |
Egzon |
Naim |
Sadiki |
Zurich |
Naser Ulaj |
13 |
Elona |
Kabir |
Bajraktari |
Wallisellen |
Aferdita Veliu |
14 |
Erina |
Musah |
Shkodra |
Thalwil |
Drilona Maloku |
15 |
Eris |
Morina |
Morina |
Winterthur |
Elfete Hasi |
16 |
Erisa |
Fatmir |
Shala |
Wetzikon |
Naser Ulaj |
17 |
Erisa |
Gëzim |
Jashari |
Bülach |
Aferdita Veliu |
18 |
Erza |
Sulltanali |
Miftari |
Winterthur |
Elfete Hasi |
19 |
Fatbardh |
Xhelal |
Latifi |
Dübendorf |
Naser Ulaj |
20 |
Flori |
Bardhyl |
Shala |
Winterthur |
Elfete Hasi |
21 |
Hana |
Ismail |
Rahimi |
Winterthur |
Elfete Hasi |
22 |
Inara |
Idriz |
Isufi |
Thalwil |
Drilona Maloku |
23 |
Jona |
Faton |
Budeci |
Dietikon |
Sabahat Krasniqi |
24 |
Leart |
Ramë |
Kelmendi |
Zürich |
Sabahat Krasniqi |
25 |
Leo |
Bardhyl |
Bislimi |
Winterthur |
Elfete Hasi |
26 |
Liri |
Habib |
Leci |
Opfikon-Glattbrugg |
Naser Ulaj |
27 |
Lorik |
Bekim |
Bajraktari |
Wallisellen |
Aferdita Veliu |
28 |
Malika |
Melvan |
Izairi |
Horgen |
Nexhat Maloku |
29 |
Mejdin |
Jakup |
Halimi |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
30 |
Mirlinda |
Bekri |
Trnava |
Wetzikon |
Naser Ulaj |
31 |
Ormir |
Urim |
Baftiu |
Zürich |
Sabahat Krasniqi |
32 |
Riana |
Fati |
Ljatifi |
Bülach |
Aferdita Veliu |
33 |
Sara |
Cail |
Ajeti |
Wetzikon |
Naser Ulaj |
34 |
Valona |
Valon |
Fazliu |
Opfikon-Glattbrugg |
Naser Ulaj |