Bildungsdirektion Kanton Zürich-Volksschulamt Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim MINISTRIA E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SË KOSOVËS Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë



Donacionet & Anëtarsimi

  


Shkolla shqipe e mësimit plotësues „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është një bashkësi sociale në të cilën të gjithë ndjehen mirë.

Ne ndjekim një bashkëpunim konstruktiv. Ne punojmë në një klimë të hapur.

Për ne janë shumë të rëndësishme respekti dhe ndihma e ndërsjellë.

Mësueset tona, mësuesit tanë, ndjekin bashkërisht qëllimet pedagogjike. Bazë për këtë kemi Kurrikulën e MASHT të Kosovës si dhe Planin mësimor kornizë për Kantonin e Cyrihut

Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve në mësimin plotësues, është për ne mësimdhënësit, me rëndësi parësore.

Mësimdhënësit tanë zhvillojnë një mësim i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet kreativitetit dhe organizimit të aktiviteteve të lira.

Ne i integrojmë të gjithë fëmijët pa marrë parasysh prejardhjen e tyre, statusin, religjionin, aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.

 Ne zhvillohemi edhe me tutje si një shkollë e përparuar

- Mësimdhënësit konfrontohen me ide dhe forma të reja mësimore

- Mësimdhënësit përgatiten për punën e tyre në kuadër të këshillit të arsimtarëve, e reflektojnë atë me nxënësit në klasat e mësimit plotësues dhe përsëri në këshill.

- Mësimdhënësit ndjekin seminare për arsimim të mëtejshëm, si në Cyrih ashtu edhe në Kosovë.

 Ne punojmë në një kulturë shkollore në të cilën janë të përfshirë të gjithë

- Mësimdhënësit i përkrahin marrëdhëniet e nxënësve me tyre

- Mësimdhënësit bashkëpunojnë me mësimdhënësit zviceran të klasave të rregullta si dhe me personelin tjetër shkollor.

- Mësimdhënësit marrin pjesë aktive në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë edhe me mësimin plotësues si QUIMS etj.

- Në rast të konflikteve,  duke pasur parasysh përbërjen heterogjene të klasave, ne punojmë ashtu që ato t’i zgjidhim në mënyrë paqësore.

- Prindërit janë të përfshirë në mënyrë aktive në shkollën shqipe.

- Mësimdhënësit i ndihmojnë prindërit dhe personelin mësimor zviceran në rast nevoje për të mundësuar një bashkëpunim sa më kualitativ.

 Ne jemi një shkollë e strukturuar

- Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut është e organizuar në mënyrë eficiente.

- Mbajmë kontakte me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, me LAPSH në nivel të Zvicrës si dhe me shkollat tjera shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.

- Bashkëpunojmë ngushtë me strukturat udhëheqëse të Kantonit të Cyrihut, të cilat janë bashkëpërgjegjëse për mësimin plotësues, jemi edhe vetë të përfaqësuar në to përmes komisioneve të ndryshme, marrim në shfrytëzim klasat dhe mjetet mësimore për zhvillimin e mësimit duke i respektuar të drejtat dhe detyrimet të cilat dalin nga Rregullorja për kurset e gjuhës dhe kulturës së atdheut, për Kantonin e Cyrihut.

- Ne vëmë kohë të mjaftueshme në dispozicion për të realizuar idetë tona udhëheqëse.

 | LAPSH Cyrih |


   Idetë tona udhëheqëse  

   

                                                                                                           

 




  TË DIELËN  MË 10 KORRIK 2016, NË FUSHËN SPORTIVE HEERENSCHÜRLI ZÜRICH U MBAJT TURNIRI I FUTBOLLIT



Me rastin e përfundimit të këtij viti shkollor, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "N. Frashëri" për Kantonin e Cyrihut organizoi një turnir të futbollit, në të cilin morën pjesë nxënës, prindër e mësimdhënës.


 



KONFERENCA KUSHTUAR MËSIMIT PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE NË ZVICËR

Tema bosht e Konferencës ishte: Përfshirja e fëmijëve shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, gjendja e tanishme jo kënaqshme vetëm një numër i vogël i nxënësve shqiptarë ndjekin mësimin shqip dhe perspektivat në lidhje me nevojën e angazhimit për senzibilizimin, ndërgjegjësimin e prindërve për ta përkrahur mësimin plotësues të gjuhësh shqipe.

                             

MANIFESTIM MADHËSHTOR I ORGANIZUAR NGA LAPSH ,,NAIM FRASHËRI” PËR KANTONIN CYRIH, PËR NDER TË FESTAVE TË NËNTORIT


Për të nderuar festat e nëntorit dhe veprën e të gjithë heronjve tanë, mision i yni i përbashkët fisnik dhe patriotik është ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.

Edhe pse ishte ditë e diele ne periferi të Cyrihut nëpër rrugët e lagjes së Glattbrugg-ut ta merrte mendja se je në Prishtinë apo Tiranë, të gjithë kishin marrë rrugë nga Restauranti Glatthof që të festojnë së bashku 28 nëntorin e shenjtë për kombin tonë.

ALBINFO - INTERVISTA ME KRYETARIN E LAPSH-IT PËR KANTONIN E CYRIHUT NASER ULAJ

DIPLOMIMI I NXËNËSVE TË MËSIMIT PLOTËSUES TË LAPSH-SË

NË GJUHËN SHQIPE NË KANTONIN E CYRIHUT

Fëmijë, prindër nxënës e të ftuar të tjerë ishin grumbulluar në oborrin e Rinora 4, një ndërmarrje kjo e suksesshme dhe e madhe shqiptare në Zvicër, e cila e kishte vënë infrastrukturën e saj në shfrytëzim për të organizuar ceremoninë e ndarjes së diplomave për  Vitin shkollor 2020/2021 për gjeneratën e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, të cilët këtë vit përfundojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, i cili organizohet që prej 30 vjetësh nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në kantonin e Cyrihut.

LAPSH FILLON ME NJË KLASË TË RE NË GLATTFELDEN

Në Glattfelden të Cyrihut sot u hap edhe zyrtarisht shkolla shqipe

Mësuesja Sabahate Krasniqi sot mori ditarin dhe doli para nxënësve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, përkatësisht në Glattfelden.

Kjo u mundësua falë hapjes së një pike të re shkollore në kanton, ku nxënësit shqiptarë do të mund të vijojnë mësimet në gjuhën amtare.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin Cyrih, Naser Ulaj.

KËTË VIT SHKOLLOR MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE

SHKOLLORE NË EGLISAU


Sot në Eglisau të kantonit të Cyrihut me iniciativën e LAPSH-it dhe këshillit të prindërve në këtë rajon, u bë hapja solemne e edhe një pike shkollore të mësimit plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Afërdita Veliu e cila do të jap mësim në këtë pikë mësimi të gjuhës shqipe, ishte i pranishëm edhe ryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihu, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe një pjesë e prindërve që dërgojnë fëmijët në këtë shkollë.

NË PFUNGEN TË KANTONIT TË CYRIHUT U HAPË NJË PIKË E RE SHKOLLORE

NË GJUHËN SHQIPE

Cyrih, 3 shtator 2021

Në Pfungen të kantonit të Cyrihut u hapë pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të Pfungen-it dhe LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ku iniciuesja kryesore është ish-nxënësja e shkollës shqipe Ardita Maliqi-Abazi, e cila ishte nxënëse e mësueses Elfete Hasi, në shkollën e Neftenbach-ut.  

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI TAKOHET ME KRYETARIN E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT Z. NASER ULAJ

Bern, 13 shtator 2021

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.Nagavci ka takuar sot në Bern Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

LAPSH MORI PJESË NË JAVËN KULTURORE SHQIPTARE NË CYRIH

Zürich, 3 tetor 2021


Sot ishte dita e tretë e javës kulturore shqiptare në Cyrih, organizuar nga Kuvendi shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare në Zvicër, e në këtë kuadër edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në Zvicër sikurse edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrihut.



LAPSH «N. FRASHËRI» NË ZVICËR, ORGANIZOJ MANIFESTIMIN JUBILARË

30 VJETORIN E PUNËS SË MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE



Festa e 30 vjetoritSot në Küttingen të Zvicrës, u realizua manifestimi i 30 vjetorit të punës së LAPSH-it në Zvicër.

Nën organizimin e LAPSH-it qendror në nivel të shtetit zviceran, si dhe mbështetjen e 14-të LAPSH-ëve kantonale, ky jubile pune prej tri dekadash u shfaq sot para publikut shqiptarë dhe atij vendas.

Për të nderuar 30 vjetorin e punës, nderoj me praninë e saj Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, z. Arbërije Nagavci, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër z. Sami Ukelli, koordinatori i parë i shkollave shqipe të pavarura të mësimit plotësues në mërgatë z. prof. Meriman Braha.


LAPSH PËR KANTONIN E CYRIHUT MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR


ShkrimeGlattbrugg, 27.03.2022, ora 14.30


Në atmosferë pune sot u mbledh Kuvendi i LAPSH-it të kantonit të Cyrihut për të zgjedhur, kryetarin dhe kryesinë e LAPSH-it kantonal për mandatin e ardhshëm tre vjeçar. Kjo mundësi takimi u bë e mundur pas një periudhe të gjatë të pandemisë për pasojë të së cilës aktivitetet e mëdha kanë qenë të ndaluara.

Në punimet e Kuvendit të LAPSH-it për kantonin e Cyrihut morën pjesë, 29 delegate/delegatë si dhe mysafirë të tjerë të interesuar për të ndjekur punimet e këtij Kuvendi


NJË DARKË TAKIMI PAS NJË PERIUDHE TË GJATË E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT ME RASTIN E DITËS SË MËSUESIT



ShkrimeMe rastin e 7 marsit-Ditës së mësuesit, punonjësit e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut u takuan në restorantin Glatthof të Glattbrugg-ut për të kujtuar këtë ditë të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar. Të pranishëm në këtë takim ishin mësimdhënësit/set si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë së LAPSH-it të kantonit të Cyrihut.

Ky moment takimi u shfrytëzua edhe si mundësi bashkëbisedimi për mbarëvajtjen e punëve organizative dhe atyre të mësimdhënies në kantonin tone. Kryetari i LAPSH-it z. Naser Ulaj foli mbi zhvillimet, sfidat por edhe mundësitë për zgjerimin edhe më të madh të pikave shkollore dhe të veprimtarisë organizative të LAPSH-it në kanton.