Plani mësimor kornizë Informatë për prindër Fletëparaqitje për regjistrim Kurrikula e shkollës shqipe të  mësimit plotësues në Diasporë

Donacionet & Anëtarsimi



CYRIHU NDERON PROFESOR NASER ULAJN PËR 25 VITE SHËRBIM DHE KONTRIBUT TË JASHTËZAKONSHËM NË ARSIM


NGA: DASHNIM HEBIBI MË 8 SHTATOR 2025


Cyrih, shtator 2025 – Me rastin e 25-vjetorit të punës si mësimdhënës në qytetin e Cyrihut, profesor Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it në Cyrih, u nderua nga vetë presidentja e shkollave të qytetit, znj. Katrin Wüthrich, me një dhuratë të veçantë: një pikturë historike e Cyrihut që daton nga viti 1850.


Profesor Ulaj, i cili shërben si asistent në shkollën zvicerane dhe gëzon respekt të lartë profesional, u vlerësua jo vetëm për kontributin e tij personal, por edhe si përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptar në Zvicër.


Ceremonia u zhvillua në vendin e tij të punës, duke reflektuar respektin e institucioneve zvicerane ndaj figurave që për dekada kanë dhënë ndihmesë në jetën arsimore, kulturore dhe shoqërore të Cyrihut.


Në fjalën e saj, znj. Wüthrich theksoi:

“Ky jubile nuk është vetëm një përvjetor pune, por një dëshmi e bashkëjetesës së frytshme dhe respektit të ndërsjellë mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve tona arsimore.”


I emocionuar nga ky gjest, profesor Ulaj u shpreh:


“Ky nderim nuk është vetëm për mua personalisht, por për të gjithë komunitetin tonë shqiptar që me shpirt e zemër kontribuon për të mirën e gjuhës, arsimit dhe kulturës sonë në Zvicër. Vitet ikin shpejt, por është bukur kur mund të ndalesh dhe të shohësh se puna e ndershme vlerësohet.”


Ky gjest simbolik i qytetit të Cyrihut është dëshmi e vlerësimit që Zvicra i kushton kontributit të diasporës shqiptare, duke e konsideruar atë pjesë të pandashme të mozaikut të saj shoqëror dhe kulturor.




































LAPSH MORI PJESË NË JAVËN KULTURORE SHQIPTARE NË CYRIH



Zürich-Seebach, 3 tetor 2021



Sot ishte dita e tretë e javës kulturore shqiptare n Cyrih, organizuar nga Kuvendi shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare në Zvicër, e në këtë kuadër edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në Zvicër sikurse edhe me Lidhjen e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në kantonin e Cyrihut.








Sot në ditën e tretë të kësaj jave kulturore, LAPSH-i i kantonit të Cyrihut, pati prezantimin e tij. Kryetari i LAPSH-it, z. Naser Ulaj, nënkryetari z. Gëzim Kasumaj, sekretarja Afërdita Veliu dhe mësuesja Sabahat Krasniqi, prezantuan para vizitorëve të këtij manifestimi, punën që LAPSH-i në katonin e Cyrihut bën që këtu e 30 vjet me radhë, për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut në gjuhën dhe kulturën amtare.


Pas hapjes së manifestimit nga organizatori, para publikut të interesuar referoj kryetari i LAPSH-it z. Naser Ulaj, i cili i njoftoj të pranishmit me punën organizative dhe mësimore që bënë LAPSH-i i Cyrihut për edukimin dhe mësimdhënien për fëmijët shqiptarë në këtë kanton.


Ai në pika të shkurtra njoftoj publikun se LAPSH-i aktualisht ka 46 pika shkollore në tërë kantonin, në të cilat zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe bëri apel tek prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës amtare. Zoti Ulaj prezantoj edhe materialin mësimor i cili zhvillohet me nxënësit shqiptarë dhe theksoj rëndësinë e madhe që ka mësimi i leximit, shkrimit dhe të kuptuarit të gjuhës shqipe për fëmijët tanë.



Sigurisht se të interesuarit morën përgjigjet e kërkuara edhe individualisht nga përfaqësuesit e LAPSH-it edhe para fillimit të pjesës formale të manifestimit.


Kishte në mesin e mysafirëve edhe ish-nxënës të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të cilët treguan për përvojat e tyre pozitive si dhe ruajtjen ende të shoqërisë me bashkëmoshatarët e tyre nga klasat e shkollës shqipe.




Pas prezantimit të punës së LAPSH-it në kantonin e Cyrihut, aktivitetit vazhdoi me përfaqësuesit e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë  në Zvicër, të cilët referuan për punët dhe aktivitetet tyre dhe lexuan prozë dhe poezi nga botimet e veta, që e plotnoi edhe më shumë këtë bashkë takim.



LAPSH-i i kantonit të Cyrihut falënderon Kuvendin shqiptarë në Zvicër, Kryesinë e Kuvendit dhe kryetaren e Kuvendit Lurata Reçi për bashkëpunimin dhe mundësinë e dhënë, për të prezantuar punën e Lidhjes së arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë (LAPSH) në këtë javë kulturore.


Gëzim Kasumaj




MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI TAKOHET ME KRYETARIN E LAPSH-IT TË KANTONIT TË CYRIHUT Z. NASER ULAJ


 Bern 13.09.2021

Foto:

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.

Nagavci ka takuar sot në Bernë Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Ulaj ka kërkuar mbështetje institucionale nga Kosova për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër..

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe diplomatja Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, është biseduar rreth gjetjes së mundësive për një bashkëpunim sa më efektiv me institucionet e Kosovës në arritjen e objektivave për ngritjen e numrit të nxënësve dhe cilësisë së mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër.


| LAPSH - Cyrih |




NË PFUNGEN TË KANTONIT TË CYRIHUT U HAPË NJË PIKË E RE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE


LAPSH, Cyrih, 3 shtator 2021

Në Pfungen të kantonit të Cyrihut u hapë pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë të FB disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të Pfungen-it dhe LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ku iniciuesja kryesore është ish-nxënësja e shkollës shqipe Ardita Maliqi -Abazi, e cila ishte nxënëse e mësueses Elfete Hasi, në shkollën e Neftenbach-ut.

 Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja e njëkohësisht edhe anëtarja e kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, zonja Efete Hasi- mësimdhënëse shumëvjeçare pranë LAPSH-it, fëmijët të cilët do të vijojnë nga tani e tutje mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare si dhe prindërit e fëmijëve. Zonja Hasi u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimnxënjes në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoj të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit, ndërkaq inciatroja për themelimin e kësaj klase të re, zonja Ardita Maliqi –Abazi u zotua se do të punoj edhe më tej në sensibilizimin e prindërve me fëmijë të moshës shkollore, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin shqip. Nga ana tjetër edhe fëmijët ishin të gëzuar sepse për ta po fillonte diçka e re, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin shkollor.

 
















Mësimi në Pfungen zhvillohet çdo të Premte nga ora 17:30 deri në orën 19:00 me mësuesen Elfete Hasi.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë shkollore!


Fotot e realizuara nga Lulzim Hasi.


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html




MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE SHKOLLORE NË DIETIKON


LAPSH, Cyrih, 1 shtator 2021


Në Dietikon të Cyrihut u hap pika e re shkollore e paralajmëruar në faqen tonë të FB disa ditë më parë, me iniciativën e prindërve të qytetit të Dietikonit dhe mësueses së LAPSH-it Valentina Morina. Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja iniciatore së bashku me prindërit dhe fëmijët të cilët do të vijojnë mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare. Zonja Morina u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimit në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoj të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit si dhe kohën e mbajtjes së mësimit.


Fëmijët nga ana tjetër ishin të gëzuar në këtë takim mbresëlënës, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin shkollor.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë të re në Dietikon!


Fotot e realizuara nga Lulzim Hasi.


Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar

https://www.lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html




KËTË VIT SHKOLLOR MËSIMIN E FILLOI EDHE NJË PIKË E RE SHKOLLORE

 NË EGLISAU


Sot në Eglisau të kantonit të Cyrihut me iniciativën e LAPSH-it dhe këshillit të prindërve në këtë rajon, u bë hapja solemne e edhe një pike shkollore të mësimit plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare.


























Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike shkollore, përpos mësueses Afërdita Veliu e cila do të jap mësim në këtë pikë mësimi të gjuhës shqipe, ishte i pranishëm edhe kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihu, zotëri Naser Ulaj, sikurse edhe një pjesë e prindërve që dërgojnë fëmijët në këtë shkollë. Kryetari Ulaj mbajti një fjalë të shkurtër rasti mbi rëndësisnë që ka mësimi në gjuhën amtare dhe përfitimet që kanë nxënësit me këtë rast.





























Për prindërit u bë prezentimi i mësueses Afërdita Veli, mësuese me përvojë shumëvjeqare në kuadër të LAPSH-it, e cila poashtu nga prizmi i mësimdhënëses njoftoj prindërit dhe fëmijët me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit.





























Duke shfrytëzuar këtë mundësi takimi, prindërit zgjodhën edhe kryesinë dhe kryetaren e këshillit të prindërve për këtë rajon, zonjën Aida Isufi. Zonja Isufi u zotua për një intensifikim të mëtejmë të punës me prindër, me qëllim që sa më shumë fëmijë të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre amtare.




























E veçanta e këtij takimi ishin vetë fytyrat e buzëqeshura të nxënësëve të cilët gravitojnë në këtë pikë shkollore nga sot e tutje. Ata ishin shumë të interesuar për librat dhe materjalin shkollor në gjuhën shqipe.


Urojmë të shkoj mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë rajon!

Së shpejti do të njoftoheni edhe për hapjen e pikave të tjera të reja në kantonin e Cyrihut.



Për LAPSH-in e kantonit të Cyrihut,

Gëzim Kasumaj, nënkryetar