DIPLOMIMI I GJENERATËS SË 28-TË NË SHKOLLËN SHQIPE
LAPSH CYRIH
Rümlang ZH, 5 korrik 2025
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, u diplomua gjenerata e 28-të e nxënësve të shkollës shqipe LAPSH Cyrih. Ceremonia u zhvillua në lokalet e RINORA 4, ku 22 nxënës morën dëftesat në praninë e prindërve, mysafirëve të ftuar dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Cyrih.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH Cyrih z. Naser Ulaj, i cili i përshëndeti edhe mysafirët: Konsullin e Kosovës ne Cyrih z. Vigan Berisha, Dr. Xhevat Hasani, z. Hamzë Morina, ish-kryetar i LAPSH-it dhe z. PhD. Dashnim Hebibi nga qendra mediale sam24.info, njëkohësisht uroi nxënësit për përfundimin me sukses të shkollës shqipe, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë.
Në këtë ceremoni fjala përshëndetëse iu dha Konsullit të Republikës së Kosovës në Cyrih z. Vigan Berisha, ku tha: Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot ndodhem mes jush në këtë ditë të shënuar të diplomimit të gjeneratës së 28-të të nxënësve të shkollës shqipe në kantonin e Cyrihut, gjithashtu shprehu respektin e tij për punën e LAPSH Cyrih, duke theksuar rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë.
Në emër të prindërve foli znj. Teuta Hajzeraj, e cila kujtoi ditët e para të saj në Zvicër dhe vlerësoi gjuhën shqipe si pjesë të identitetit shqiptar, ku ka më mirë se të shkoni në atdhe dhe të flisni me familjarët tuaj shqip. Ajo falënderoj LAPSH Cyrih për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe në mërgatë.
Pas fjalimeve përshëndetëse dhe programit artistik, ceremonia vazhdoj me një nga momentet më të rëndësishme dhe emocionuese, ndarja e dëftesave për 22 nxënësit që përfunduan me sukses mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Dëftesat u shpërndanë nga kryetari i LAPSH Cyrih dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe, të cilët, përveç urimeve të përzemërta, ata bënë edhe foto për kujtimet e tyre të paharruara në këtë ditë të veçantë, duke e përmbyllur ceremoninë me emocione dhe buzëqeshje.
Në këtë ngjarje festive, të pranishëm ishin edhe dy shkrimtarë shqiptarë Dr. Xhevat Hasani dhe PhD. Dashnim Habibi, ku secilit nxënës i dhuruan nga një libër me autorësi të tyre, si shenjë inkurajimi për të vazhduar rrugën e dijes dhe për të mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën shqipe. Pjesë e ceremonisë ishte edhe një program artistik i përgatitur nga nxënësit, i cili u duartrokit me entuziazëm nga të pranishmit.
Në fund të ceremonisë, u shënua edhe një moment i veçantë dhe emocional, mësuesi Nexhat Maloku që për 32 vite kontribuoi në edukimin e brezave të rinj në shkollën shqipe LAPSH Cyrih, u pensionua këtë vit. Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari i LAPSH Cyrih z. Naser Ulaj, në emër të kolektivit i uroi shëndet dhe e falënderoj për kontributin e dhënë ndër vite në edukimin e brezave të rinj në mërgatë, atij iu dhurua një buqetë me lule dhe një dhuratë simbolike nga kolektivi i LAPSH Cyrih.
Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së dëftesave dhe dhurimit të librave nga shkrimtarët e pranishëm, nxënësit, prindërit, mësuesit dhe mysafirët realizuan foto të përbashkëta të cilat do të mbesin kujtim i çmuar i kësaj dite të veçantë, fotografitë u realizuan nga fotografi profesionist Lulzim Hasi, duke fiksuar buzëqeshjet, emocionet dhe krenarinë në fytyrat e tyre.
NR. |
EMRI |
EMRI I PRINDËRIT |
MBIEMRI |
VENDI / SHKOLLA |
MËSUSESI/JA |
|
|
||||
1 |
Aldea |
Njazi |
Muji |
Pfungen |
Elfete Hasi |
2 |
Almat |
Sead |
Veliji |
Opfikon-Glattbrugg |
Naser Ulaj |
3 |
Altrim |
Adem |
Selimi |
Wallisellen |
Aferdita Veliu |
4 |
Aurela |
Uli |
Alusi |
Pfungen |
Elfete Hasi |
5 |
Denita |
Ardijan |
Gashi |
Dübendorf |
Naser Ulaj |
6 |
Deor |
Ilir |
Omaj |
Wallisellen |
Aferdita Veliu |
7 |
Dijon |
Faik |
Hajzeraj |
Embrach |
Elfete Hasi |
8 |
Dorart |
Sadat |
Latifi |
Bülach |
Aferdita Veliu |
9 |
Elena |
Besim |
Svarça |
Kloten |
Aferdita Veliu |
10 |
Elis |
Driton |
Veseli |
Zürich |
Nexhat Maloku |
11 |
Erdiz |
Skender |
Xhemaili |
Zürich |
Nexhat Maloku |
12 |
Erina |
Halil |
Ahmeti |
Winterthur |
Elfete Hasi |
13 |
Erion |
Rrahim |
Beqiri |
Zürich |
Nexhat Maloku |
14 |
Fiona |
Fitim |
Alusi |
Pfungen |
Elfete Hasi |
15 |
Gabriel |
Stela |
Alessi |
Embrach |
Elfete Hasi |
16 |
Kemal |
Bekir |
Salai |
Zürich |
Nexhat Maloku |
17 |
Learta |
Skender |
Hulaj |
Sennhof |
Elfete Hasi |
18 |
Lorena |
Dervish |
Ahmeti |
Winterthur |
Elfete Hasi |
19 |
Lorena |
Nuhiu |
Burim |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
20 |
Malik |
Mevlan |
Izairi |
Horgen |
Nexhat Maloku |
21 |
Melika |
Jeton |
Sylaj |
Wallisellen |
Aferdita Veliu |
22 |
Unika |
Abdyl |
Zeka |
Bülach |
Aferdita Veliu |