02 korrik 2022, ora 14:00, Rümlang ZH, Rinora 4
Diplomimi i nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe i LAPSH
kantoni i Cyrihut
Koha e kryesisht me diell e kësaj dite, ishte e mirëseardhur pas shumë ditëve me shi dhe temperaturave të ulëta në Cyrih. Fëmijë, prindër nxënës e të ftuar të tjerë ishin grumbulluar në oborrin e Rinora 4, një ndërmarrje kjo e suksesshme dhe e madhe shqiptare në Zvicër e cila na e kishte vënë infrastrukturën e saj po ashtu të madhe në dispozicion, për të organizuar ceremoninë e ndarjes së diplomave të Vitit shkollor 2021/22, për gjeneratën e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, të cilët këtë vit përfundojnë vijimin e mësimit plotësues në gjuhën dhe kulturën amtare shqipe, e i cili mësim, organizohet që prej 31 vjetësh nga LAPSH-i (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në kantonin e Cyrihut). Nxënës, prindër e mësues dhe mësuese defilonin në oborr. Në fytyrat e tyre vërehej një lumturi dhe entuziazëm me rastin e këtij manifestimi. Kjo sigurisht edhe për faktin se njerëzit i gëzoheshin takimit fizik me njëri-tjetrin dhe mundësisë që për pak kohë të jenë së bashku pas dy vitesh të pandemisë.
Rreth orës 14:15 filloj manifestimi. Defilimi i fëmijëve të vegjël me veshje kombëtare e hapi manifestimin e sotëm. Duartrokitjet e të pranishmëve e bënë edhe më madhështor këtë prezantim, sikurse edhe muzika popullore shqiptare e cila ishte lëshuar në prapaskenë si për ti dhënë jetë këtij parakalimi të nxënësve, i cili parakalim ishte edhe përshëndetje për të gjithë të pranishmit.
Pasi nxënësit u vendosën në skenë programi u hap nga nxënësja Hana Sadriu me dy interpretime të bukura me violinë të këngëve “Luleborë” dhe “Kënga e trimave”, kurse nxënësit nga Winterthuri kënduan këngën "Duaje atdheun tënd".
Menjëherë pas këtyre interpretimeve të bukura, mësuesja shumëvjeçare e LAPSH-it, Remzije shpalli takimin të hapur, duke iu uruar mirëseardhje, nxënëse, prindërve, arsimtarëve dhe kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut si dhe të pranishmëve të tjerë.
Emocionuese ishin fjalët e mësueses Remzije për nxënësit që po diplomonin sot. “Të dashur nxënës- ju drejtua ajo fëmijëve, ju që po diplomoni sot, ne si mësues dhe si LAPSH ju urojmë juve shumë shëndet, shumë suksese dhe shumë dashuri për gjuhën dhe vendin nga vijmë”. “Paçi fatin e mbarë- uroj mësuesja nxënësit që po diplomoheshin”.
Ajo, ftoj pastaj në skenë z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për një fjalë të shkurtër përshëndetëse.
Zoti Ulaj përshëndeti të pranishmit shkurtazi, u uroj mirëseardhje dhe shëndet të mirë. Edhe ai u uroj shumë fat e mbarësi 26 nxënësve që sot po diplomonin duke u shprehur se: “Gjuha shqipe duhet të kultivohet, mësohet e përvetësohet edhe pas mbarimit të shkollës dhe se ajo është një urë lidhëse ndërmjet atdheut dhe vendit ku jetojmë”.
Këngëtarja e mirënjohur Gentia Tafili, i shtoi edhe më shumë hijeshinë kësaj feste duke interpretuar 2 dy këngë të bukura shkodrane. Ajo i dha atmosferë dhe hare manifestimit tonë me prezantimin e saj artistik. Duartrokitjet e të pranishmëve e shtuan edhe më shumë entuziazmin dhe atmosferën e rastit edhe duke vallëzuar me këtë rast.
Menjëherë pas kësaj u vijua me dorëzimin e diplomave për 26 nxënësit/et që këtë vit mbarojnë me mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare, ku secili mësues apo mësuese ftonte nxënësit e vet në skenë dhe u dorëzonin diplomat. Të diplomuarit merrnin një nga një diplomat e tyre, merrnin një lule me rend nga fëmijët e vegjël të cilët parakaluan në fillim të manifestimit në skenë si dhe nga një libër si kujtim për kohën e tyre të kaluar në mësimin e gjuhës dhe kulturës amtare.
Pas dorëzimit të diplomave u bë një fotografi e përbashkët me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit e tyre por edhe u bënë po ashtu urimet e rastit me njëri-tjetrin.
Interesante, prekëse por njëkohësisht shpresëdhënëse dhe motivuese ishte skena kur nxënësja Sanjia e cila kishte vijuar mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare që nga kopshti parashkollor e deri në klasën e tetë tek mësuesja shumëvjeçare e LAPSH-it z. Elfete Hasi në Winterthur, ia dorëzoj nxënëses së vogël 4 vjeçare, Kenzës, abetaren dhe flamurin e 30 vjetorit të LAPSH-it me porosinë:
“Unë quhem Sanije Sylejmani, prej moshës 4 vjeçare kam filluar të vijoj mësimin e gjuhës shqipe tek mësuesja Elfete Hasi, falë prindërve të mijë që më edukuan që asnjëherë mos të harroj rrënjët nga vij dhe gjuhën shqipe. Si nxënësja me më shumë vite në shkollën shqipe sot Abetaren ja dhuroj po një vajze të vogël e cila është 4 vjeçe dhe ndjek mësimin e gjuhës shqipe. E dashur Kenza po ta dhuroj tani ty këtë Abetare uroj që kjo Abetare të përcillet brez pas brezi e të mos e harrojmë asnjëherë gjuhën tonë të bukur Shqipe”.
Gëzim Kasumaj, nënkryetar i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, pas ceremonisë së dorëzimit të diplomave, falënderoj të gjithë mbështetësit, donatorët por edhe ata që paguan anëtarësinë vjetore për LAPSH-in. Ai tha se këto manifestime janë të mundura vetëm kur gjejmë mbështetje tek njerëzit e vullnetit të mirë sikurse është rasti me RINORA 4 të cilët në vazhdimësi kanë ofruar infrastrukturën e tyre për manifestimet tona pa pagesë. Z. Kasumaj falënderoj edhe donatorët tjerë qofshin këta ndërmarrës apo, prindër apo persona tjerë privat të cilët kanë paguar anëtarësi vjetore në mënyrë që organizimet tona me fëmijë të mund të mbahen e të cilat kanë për qëllim nxitjen, lëvrimin dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës amtare në mërgim. Ai i ftoj të pranishmit me këtë rast që të pajisen me fletëpagesë anëtarësie në mënyrë që me këtë kontribut të mund të garantohet organizimi i mirëfilltë i aktiviteteve të LAPSH-it.
Të pranishmit me këtë rast morën fletëpagesat e anëtarësisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut dhe shprehën falënderimin e tyre me këtë rast për punën që ka bërë LAPSH që këtu e 31 vjet!
Në fund manifestimi u mbyll me disa këngë e valle ku vallëzuan të diplomuarit, prindërit dhe arsimtarët.
Këtë shkrim po e përcjellim edhe me disa fotografi të shkrepura me këtë rast.
Për më shumë foto klikoni në: www.lapsh-zh.ch. Fotot dhe shkrimin mund t’i shikoni sapo të janë plasuar në Webfaqen e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut.
Urime për nxënësit e diplomuar! Fat dhe mbarësi në jetë!
Për më shumë informata rreth punës së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut dhe pikat shkollore mund të informoheni në:
https://lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html
https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html
https://www.lapsh-zh.ch/donatoret.html
Fotot: Lulzim Hasi
LAPSH- i për kantonin e Cyrihut
Gëzim Kasumaj, nënkryetar
Përgjegjës për çështjen e mediave
NR. |
EMRI |
EMRI I PRINDËRIT |
MBIEMRI |
VENDI / SHKOLLA |
MËSUSESI/JA |
|
|
||||
1 |
Aida |
Hatip |
Merxhani |
Dietikon |
Sabahat Krasniqi |
2 |
Albulena |
Sherif |
Kabashi |
Rorbas |
Aferdita Veliu |
3 |
Aldin |
Zenun |
Hoti |
Effretikon |
Naser Ulaj |
4 |
Amisa |
Ali |
Fazliji |
Zürich |
Nexhat Maloku |
5 |
Anesa |
Musa |
Mamudi |
Pfungen |
Elfete Hasi |
6 |
Anila |
Ismail |
Sylejmani |
Urdorf |
Sabahat Krasniqi |
7 |
Art |
Gezim |
Jashari |
Embrach |
Elfete Hasi |
8 |
Aulona |
Avni |
Haziraj |
Dübendorf |
Naser Ulaj |
9 |
Berat |
Selim |
Ibrahimi |
Glattbrugg |
Naser Ulaj |
10 |
Besjana |
Ramë |
Agaj |
Horgen |
Nexhat Maloku |
11 |
Driton |
Naim |
Shashivari |
Bülach |
Aferdita Veliu |
12 |
Egzona |
Blerim |
Krasniqi |
Zürich-Affoltern |
Dafina Haziraj |
13 |
Erijona |
Skender |
Ismajli |
Dietikon |
Sabahat Krasniqi |
14 |
Ervin |
Ueli |
Alusi |
Pfungen |
Elfete Hasi |
15 |
Fabiola |
Benhard |
Luli |
Rorbas |
Aferdita Veliu |
16 |
Jonida |
Bajram |
Bytyqi |
Winterthur-Mattenbach |
Elfete Hasi |
17 |
Lauretë |
Shukri |
Beqiri |
Winterthur-Wülflingen |
Elfete Hasi |
18 |
Leodonit |
Isa |
Abdyli |
Winterthur Wülflingen |
Elfete Hasi |
19 |
Marlon |
Bashkim |
Bitiq |
Horgen |
Nexhat Maloku |
20 |
Nafije |
Sadat |
Kaliki |
Dietikon |
Sabahat Krasniqi |
21 |
Osmon |
Gzim |
Mustafa |
Zürich |
Nexhat Maloku |
22 |
Ramadan |
Besim |
Muli |
Wintethur-Töss |
Elfete Hasi |
23 |
Rilind |
Avni |
Lumi |
Winterthur Wülflingen |
Elfete Hasi |
24 |
Rina |
Ahmet |
Ziba |
Zürich |
Nexhat Maloku |
25 |
Shqiponjë |
Shpejtim |
Tahiri |
Wetzikon |
Naser Ulaj |
26 |
Vullnet |
Gëzim |
Berisha |
Bassersdorf |
Aferdita Veliu |
|
|
|
|
|
|